Ngjarje

Amerikania përdhunohet në Madrid: Bëra si e vdekur që të shpëtoja

Është rrahur dhe përdhunuar në një stacion autobusësh në Madrid, në Spanjë. Për të treguar dramën e saj, Andrea nga SHBA-të, ka postuar një foto në “Facebook”. “Isha e sigurt që do të më vriste, më përdhunoi. Por unë bëra si e vdekur. Nuk e di sa kohë ka kaluar kur rihapa sytë dhe pashë që ishte zhdukur”. Agresori, falë telekamerave të sigurisë është ndaluar nga policia.

Andrea ka dashur të tregojë përvojën e saj në mediat sociale. "Unë kam qenë duke udhëtuar për në Madrid për gjashtë muaj, takova një njeri, dolëm për të parë një shfaqje dhe kur mbaroi, pimë diçka, ndoshta pak më shumë, pastaj lamtumirë dhe rrugët tona u ndanë. Kam marrë një autobus të gabuar, kam ardhur në fund të linjës në një zonë të panjohur, në të cilën shkova dhe u ula në një stacion autobusi dhe kisha mbetur duke menduar se çfarë të bëja, ishte udhëtimi i fundit. Të gjitha mjetet publike e kishin mbyllur orarin, - rrëfen ajo. - Një njeri, i cili ishte në të njëjtin autobus më pa të mërzitur dhe kuptoi se kisha humbur, në atë moment ai u ul pranë meje dhe më ofroi ndihmë. Ishte ora 04:00 e mëngjesit dhe nuk dija si të bëja, ai më siguroi dhe pastaj më tha se do të më merrte në shtëpi”.

Në këtë pikë, sipas tregimit të vajzës, ndodhi dhe dhuna. "Unë u përpoqa të largohem, por ai papritmas u bë i dhunshëm, askush nuk kaloi, u përpoqa ta shtyja atë me gjithë forcën time, u përpoqa ta merrja telefonin tim në çantën time, por në atë moment më tha "e kam unë telefonin tënd, nuk mund të telefononi asnjë…”.

Gruaja më pas u rrah. "Isha e sigurt se ai do të më vriste, ai më përdhunonoi, por unë bëra si e vdekur, nuk e di sa ishte ora, kur i hapa sytë. Ai u zhduk, oficerët arritën në vendin e ngjarjes dhe mblodhën të gjitha dëshmitë. Ata e gjetën atë".

Policia i tregoi asaj videon e kapjes së autorit: "Në atë moment kuptova se ai më kishte parë dhe ndjekur gjatë gjithë rrugës me autobus. Kisha pirë shumë dhe kjo nuk më lejoi të isha e qartë me veten time…”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë