Lojëra me Dore

Amerikanët me ‘Dream Team’-in e vërtetë në Paris 2024! Më të mirët e NBA-së në skuadër

Gazeta Si – Përbërja e ‘Dream Team’, që do të provojë të fitojë medaljen e 5-të të artë olimpike radhazi, është thuajse e përcaktuar. Vetëm një vend ka mbetur bosh.

Steph Curry, LeBron James, Kevin Durant, Jayson Tatum, Joel Embiid, Devin Booker, Tyrese Haliburton, Anthony Edwards, Jrue Holiday, Bam Adebayo, Anthony Davis dhe një vend i lirë që do të plotësohet muajt e ardhshëm për skuadrën amerikane të basketbollit për Lojërat Olimpike të Parisit.

Pas hapit fals në ‘FIBA WORLD CUP 2023’, ku SHBA-të mbetën jashtë zonës së medaljeve, dëshira e ringritjes së ‘Team USA’ është shumë e madhe. Për Olimpiadën e Parisit, nën urdhrat e trajnerit Steve Kerr, do të zbresë në parket ‘ajka’ e NBA-së.

Dy lojtarët e vetëm që kanë mbetur nga skuadra amerikane e Botërorit të 2023-shit, që ishte një dështim, janë Haliburton dhe Edwards.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë