Lojëra me Dore

Amerika vajton David Stern, njeriun që e bëri NBA-në të madhe

Basketbolli amerikan është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-komisioneri i NBA-së, David Stern, i cili ishte prej ditësh në gjenjde kritike për shkak të një hemoragjie celebrale që e kishte goditur që më 12 dhjetor, teksa ishte duke drekuar në Nju Jork.

Stern ka qenë komisioner për tre dekada dhe ishte ai që i dha përmësa të mëdha këtij sporti pupullor në Amerikë. Ka qenë një nga figurat më të rëndësishme, i aftë të rivolucionarizonte basketbollin dhe ta bënte kaq të dashur në gjithë botën. Ai garantoi rroga marramendëse për lojtarët dhe mbi të gjitha firmosi kontrata faraonike me televizionet, duke sjellë të ardhura të jashtëzakonshme për NBA-në. Bërd, Xhonson, Xhordan, Kobi Brajant dhe LeBron Xhejms janë yjet e epokës së Stern.

“Për 22 vjet kam pasur mundësinë ta shihja në aksion, - thotë Adam Silver, komisioneri aktual i NBA-së, që mori vendin e Stern më 1 shkurt 2014. – Ai ishte një mentor, një nga miqtë e mi më të mirë. Për 30 vjet si komisioner arriti ta zhvillonte NBA-në në nivel global. I dha rëndësi në media, duke hartuar programe të suksesshme zhvillimi, duke e bërë basketbollin të njohur në gjithë botën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë