Ngjarje

Amerika tërheq nga tregu Dove, Nexxus dhe shampo të tjera: Përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer

Kompania Unilever ka tërhequr nga tregu disa shampo me aerosol për shkak të pranisë së mundshme të benzenit, një kimikat që mund të shkaktojë kancer.

Produktet e prekura u prodhuan para tetorit 2021 dhe përfshijnë produkte të tilla si Dove Dry Shampoo Volume and Fullness, Dove Dry Shampo Fresh Coconut, Nexxus Dry Shampo Refreshing Mist dhe Suave Professionals Dry Shampoo Refresh and Revive.

Benzeni është një kancerogjen për njerëzit. Ekspozimi ndaj benzenit mund të ndodhë me anë të thithjes, nga goja dhe përmes lëkurës dhe mund të rezultojë në kancere, duke përfshirë leuçeminë dhe kancerin e gjakut, sipas njoftimit të FDA.

Vitin e kaluar, Procter & Gamble (PG) tërhoqi më shumë se 30 produkte për kujdesin e flokëve me spray aerosol, duke përfshirë shumë shampo, duke paralajmëruar se produktet mund të përmbajnë benzen. P&G gjithashtu vitin e kaluar tërhoqi nga tregu edhe deodorant dhe spraj për të njëjtën arsye.

Dhe kompania kozmetike L'Oréal, së bashku me shumë marka të tjera, është duke u akuzuar se produktet e saj për rregullimin e flokëve i vënë gratë në një rrezik të shtuar të kancerit të mitrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë