Ka ndodhur

Ambulanca e Krujës përplaset me një tjetër mjet, humb jetën pacientja, në gjendje të rëndë 3 të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në rrugën e “Rinasit”. Një autoambulancë e spitalit të Krujës është përfshirë në aksident me një tjetër automjet.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vend pacientja 42-vjeçare që ndodhej në ambulancë.

“Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e ‘Rinasit’, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë janë plagosur dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë qytetarët: A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë