Gazeta Si – Policia ka zbuluar në Thumanë të Krujës, një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa arrestoi një 50-vjeçar.
Sipas një njoftimi zyrtar, Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren.
Gjatë kontrolleve, u zbulua 1 ambient i përshtatur për kultivim, në fshatin Thumanë, në të cilin u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.