Ngjarje

Ambasada në Tel Aviv, thirrje shqiptarëve: Ndaloni lëvizjet në jug dhe qendër të Izraelit

Ambasada e Shqipërisë në Tel Avivi, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në rripin e Gazës, pas konfliktit të armatosur me Palestinës dhe Izraelit.

Ambasada ka ftuar të gjithë shqiptarët që ndodhen në zonat e konfliktit që të mbajnë kontakte të ngushta me ambasadën si dhe të ndjekin rregullat e sigurisë sipas protokolleve të sigurisë civile të shtetit të Izraelit.

Më tej në njoftim ftohen studentët shqiptarë në Izrael, të cilët ndodhen në kolegje apo universitete në Izrael të ndalojnë lëvizjet në jug dhe qendër të Izraelit, si dhe të ndjekin në mënyrë rigoroze rregullat dhe protokollet e sigurisë, qëndrim në vend-strehimet e tyre në vendndodhjet ku ndodhen.

LEXO EDHE:
Kurthe me eksploziv, raketa dhe atentate. “Lufta sekrete” mes Mossad-it dhe Hamasit

Qytetarët njoftohen se vijon ndalimi i fluturimeve në Aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, sipas njoftimit te Autoritetit të Aviacionit civil izraelit.

Gjithashtu, ambasada njofton studentet shqiptarë në Izrael, të cilët ndodhen në kolegje apo universitete në Izrael, dhe i udhëzojmë të ndalojnë levizjet në jug dhe qendër të Izraelit, si dhe të ndjekin në mënyrë rigoroze rregullat dhe protokollet e sigurisë, qendrim në vend-strehimet e tyre në vendndodhjet ku ndodhen.

"Ambasada u bën thirrje qytetarëve shqiptarë në territoret palestineze, në Gaza, si dhe komunitetit shqiptaro-hebre në Izrael dhe i fton ata të mbajnë kontakte të ngushta me ne në çdo kohë, si dhe të ndjekin rregullat e sigurisë sipas protokolleve të sigurisë civile të shtetit të Izraelit. Shkarkoni aplikacionin e Home Command  https://oref.org.il/en për njoftime të përditësuara në kohë reale mbi situatën e sigurisë në zonën ku ndodheni. Qytetarët njoftohen se vijon ndalimi i fluturimeve në Aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, sipas njoftimit te Autoritetit të Aviacionit civil izraelit, sipas të cilit ndalohen te gjitha fluturimeve hyrëse në Izrael, si dhe funksionojnë vetëm në numër të kufizuar, fluturimet dalëse. Autoritetet izraelite mund të vendosin në cdo moment shtyerjen e fluturimeve dalëse apo ndryshimin e itinerarëve të tyre", njofton ambasada.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë