Gazeta Si- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë thekson se mbështet punën e SPAK, ndërsa shton se është në krah të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Një grup prokurorësh të SPAK, kanë marrë pjesë në një seminar të organizuar nga OPDAT, nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë në SHBA.
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë disa detaje nga takimi, ku u diskutua për përpjekjet dhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit.
Në reagim, theksohet gjithashtu se SHBA “është krenare për angazhimin e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa shton se është e vendosur të mbështesë një sistem drejtësie që meritojnë shqiptarët”.
Prosecutors from the Special Anti-Corruption and Organized Crime Structure (SPAK) recently participated in a seminar facilitated by the U.S. Office of Overseas Prosecutorial Development, Assistance, and Training (OPDAT). The SPAK team discussed their achievements and strategies… pic.twitter.com/UEPJPTf2H5
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 12, 2024
“Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) morën pjesë së fundmi në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë shtetit (OPDAT). Ekipi i SPAK diskutoi arritjet dhe strategjitë e tyre për të përmirësuar punën ekipore, për të përmirësuar përpjekjet e tyre dhe për të rritur rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, – thuhet në një njoftim në rrjetet soiale.
Ambasada amerikane në Tiranë, vlerëson punën e prokurorëve të SPAK dhe thekson se SHBA është krenare që mbështet angazhimin e SPAK për integritet dhe drejtësi.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe mosndëshkimit, duke përforcuar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një sistem drejtësie që shqiptarët duan dhe e meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




