Kukulla gjigante Amal është krijuar për të treguar historitë e miliona fëmijëve refugjatë që detyrohen të emigrojnë e fatkeqësisht shumë herë pa pasur prindërit me vete.
Drejtori artistik, Amir Nizar Zaubi, është shprehur se kjo është pjesë e një projekti për të rritur ndërgjegjësimin e vështirësive që hasin refugjatët. Kukulla është rreth 4 metra e gjatë dhe është menduar të kalojë në Turqi, Greqi, Itali, Francë, Zvicër, Gjermani, Belgjikë dhe Angli, ku është planifikuar të qëndrojë deri në datën 3 nëntor.
Janë dashur 4 animatorë profesionistë që të bëjnë të mundur që Amal të lëvizë, një person tek secili krah, një tek pjesa e shpinës dhe një brenda trupit.
Kompania që mundësoi krijimin ishte “The Handspring Puppet” dhe projekti mban sloganin “Mos na harroni ne’’.
Në çdo vend që do të ndalojë Amal-i, do të ketë festivale për ta mbështetur. Projekti gjithashtu rrugës do të mbledhë dhe fonde që do të shkojnë në ndihmë të refugjatëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













Lini një Përgjigje