Mode

Amal Clooney, kryefjala e stilit dhe elegancës

George dhe Amal Clooney janë një nga çiftet më të famshme të Hollivudit. Sa herë që ata shfaqen në tapetin e kuq të ndonjë eventi apo premiere filmi, nuk kalojnë pa u komentuar.

Amal gjithmonë është komentuar për klasin dhe elegancën e saj, si dhe për stilin që frymëzon milion vajza në mbarë botën. Në daljen e tyre të fundit,në premierën e filmit të ri të Clooney, "Catch 22", në Hollywood, ata treguan edhe një herë frymëzimin nga stili universal.

Amal mbante një fustan mëndafshi nga Koleksioni i Para-Fall 2019 i Oscar de la Renta. Me siluetën e saj të zbuluar në pjesën e shpatullave, avokatja 39-vjeçare dukej mjaft në formë. Ajo gjithashtu kishte zgjedhur edhe një palë këpucë plastike. Këto dhe shumë detaje të tjera në çdo dalje të saj e bëjnë gruan e aktorit të jetë gjithmonë kryefjala e stilit mes grave të Hollywoodit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë