Ngjarje

Amal Clooney ka disa fjalë të zgjedhura për Presidentin Trump

Avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney, foli dje në Konferencën Globale të Lirisë së Medias në Londër, ku diskutoi kufizimet e shumta që po i bëhen shtypit të përditshëm. Veçanërisht ajo kishte disa fjalë për t’i drejtuar presidentit Trump, duke e akuzuar atë se ka ofenduar median dhe ka nxitur individët t’i kthehen kundër.

“Shteti i James Madison ka sot një lider i cili po përçan median, duke bërë gazetarët e ndershëm në gjithë botën më të pambrojtur ndaj abuzimeve”, u shpreh Clooney gjatë konferencës. Sekretari i jashtëm britanik Jeremy Hunt, i cili foli së bashku më Amal-in shtoi: “Nuk do ta përdorja gjuhën të cilën presidenti Trump ka përdorur dhe nuk jam dakord me të. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ajo çfarë ne themi, mund të ketë një impakt shumë të madh në vende të tjera, ku liria e shtypit nuk mund të merret e mirëqenë”.

Kjo gjuhë është bërë pjesë e rutinës së Trump-it, i cili ka pretenduar se gazetarët prodhojnë lajme të pavërteta, duke iu drejtuar lajmeve të ndryshme kritike (faktikisht të sakta) që shpesh gazetarët kanë bërë për të. Gjithashtu Trump i është referuar medias si “armiku i njerëzve” në të shkuarën. Muajin e shkuar, presidenti Trump e akuzoi ‘New York Times’ për mashtrim pasi kishte botuar një shkrim për sulmet online të Amerikës mbi rrjetin elektrik të Rusisë.

Gjatë konferencës së djeshme, Clooney foli më përgjithësisht për mashtrimin e gazetarëve, pasojat e të cilit mund të jenë vdekjeprurëse. Ajo foli edhe për “indiferentizmin kolektiv” që liderët nëpër botë treguan ndaj vrasjes së gazetarit të ‘Washington Post’ Jamal Khashoggi, i cili u vra brenda Konsullatës Saudite në Stamboll.

Kjo nuk është hera e parë që Clooney ka folur publikisht kundër presidentit. Në dhjetor të vitit të kaluar ajo foli në ndarjen e çmimeve të Shoqatës së Korrespodentëve të Kombeve të Bashkuara në New York se si fjalët e Trump kanë bërë që gazetarët të jenë “të hapur ndaj sulmeve”, sidomos në “regjimet autokratike” përreth botës.

“Presidenti Trump u ka dhënë këtyre regjimeve një dritë jeshile duke e cilësuar shtypin në këtë vend si “armiku i njerëzve”, tha Clooney.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë