Ngjarje

Alvini nën kujdesin e “Save the Children” në kampin Al-Hol në Siri

Një lajm i mirë për Alvin Berishën, të miturin shqiptar që ndodhet kampin e Al Hol në Siri, i cili është marrë nga forcat e ISIS ditët e fundit. Gazetari shqiptar Taulant Kopliku, që jeton në Itali dhe punon për emisionin “Le Iene”, që e bëri publik edhe rastin, thotë se Alvini është nën kujdesin e “Save the Children”.

“Ka që dje që qarkullon në mediat shqiptare ky lajm. Normal është shqetësues dhe merr vëmendjen e duhur nga opinioni i një vendi që ka shtetasit e tij (fëmijë) atje.

Por fatmirësisht brenda lajmit të keq ka edhe lajme të mira. Në të vërtetë ka patur përplasje të vazhdueshme në kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para nderhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me armë të ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kanë qenë prezentë rregullisht në kamp. Kjo nuk do të thotë se ISIS mori kontrollin e Al Hol.

Për të hyrë në temë. Sapo u informova nga Ada, vullnetarja e “Save The Children” në kamp. Edhe sot ajo e ka kontaktuar Alvinin i cili është nën kujdesin e kësaj organizate. Në sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as më të voglin problem nga ata që po shkruhen në media. Kam bindjen se shumë shpejt do kemi lajme të mira. #AlvinNëShtëpi”, shkruan Kopliku.

SIS ka marrë nën kontroll kampin Al-HOl prej së premtes, vendi ku gjendet Alvini dhe shqiptarë të tjerë, fëmijë dhe gra të luftëtarëve të ISIS.

ISIS ka shfrytëzuar kaosin e pushtimit të Turqisë në Siri për të patur kontrollin e kampit ku po mbahen dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë të luftëtarëve xhihadistë.

Forcat kurde që po ruanin kampin al-Hol janë shpërqendruar nga ofensiva turke dhe qindra roje janë tërhequr.

Ndërkohë anëtarët femra të ISIS në kamp kanë kthyer gjithashtu një nga tendat e tyre në një gjykatë që administron interpretimin e ashpër të ligjit të islamit të këtij grupi.

ISIS ka marrë nën kontroll kampin Al-HOl, vendi ku gjendet Alvini dhe shqiptarë të tjerë.
ISIS ka shfrytëzuar kaosin e pushtimit të Turqisë në Siri për të kapur kontrollin e kampit ku po mbahen dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë të luftëtarëve xhihadistë.
Forcat kurde që po ruanin kampin al-Hol janë shpërqendruar nga ofensiva turke dhe qindra roje janë tërhequr.
Rojet e mbetura janë sulmuar dhe kishin derdhur benzinë mbi to, ndërsa trupi i një fëmije 10-vjeçar u gjet në një çantë shpine, rojet i thanë një gazetari të Times që vizitoi kampin.
Një administratore e al-Hol, Aylul Rizgar, tha se ajo kishte frikë, pasi ISIS “do t’i priste kokën dhe do ta vendosë atë në një shufër’ nëse terroristët rigjenin iniciativën në Siri.
Ndërsa të burgosurit dëgjuan për pushtimin turk, ata filluan të sulmojnë rojet dhe të hedhin gurë në patrulla të sigurisë.
Në një moment Rizgar u sulmua nga një grua dhe dy vajzat e saj – njëra prej të cilave e kafshoi në krah përpara se vajza tjetër të derdhi një kanaçe karburanti mbi të.
Anëtarët femra të ISIS në kamp kanë kthyer gjithashtu një nga tendat e tyre në një gjykatë që administron interpretimin e ashpër të ligjit të islamit të këtij grupi.
E ndërkaq, çështja e shqiptarëve në Siri në zonat e luftës ka detyruar opozitën e re të thërrasë në interpelancë urgjente ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme. Nisma për interpelencë urgjente është bërë publike nga deputeti Andi Përmeti. “I drejtova Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, me objekt: “Kërkesë për shpjegime lidhur me rastin e Alvin Berishës, djalit 11-vjevcar që ndodhet i vetëm në kampet e Sirisë”, shprehet Përmeti. Deputeti i opozitës bën të ditur se rasti i bërë publik nga emisioni italian “Le Iene”, ku dukej qartazi që mjaftonte vetëm vullneti i shtetit shqiptar për të rikthyer Alvinin pranë familjes. Një rast i cili nuk mund të lihet në heshtje. Çdo prind duhet të vendosë veten në vendin e Afrimit dhe duhet t’i kërkojë llogari qeverisë se çfarë masash po merr në rastin konkret dhe sa kohe do t’i duhet Alvinit të bashkohet me familjen. Faleminderit edhe për kolegët e mi, Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Halil Jakimi, Koçi Tahiri, Kostaq Papa të cilët iu bashkuan iniciativës sime”, thekson Përmeti.
Kërkesa e publikuar nga Gazeta “Si”, bazohet në nenin 80, pika 1 e Kushtetutës dhe në nenin 97 të Rregullores së Kuvendit dhe është firmosur nga 7 deputetët e sipërcituar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë