Ngjarje

Alma Arrazi përcillet në banesën e fundit, në Durrës, larg fëmijëve të saj. Në varrim, vetëm familja e ngushtë

Alma Arrazi, 39-vjeçarja që u hodh nga lumi Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke gjetur vdekjen, është përcjellë mesditën e kësaj të mërkure në banesën e fundit. Ajo është varrosur në Durrës sipas kërkesës së babait, larg fëmijëve të saj. Në ceremoninë në varrezat e reja të qytetit, kanë marrë pjesë pak njerëz. Gjithçka është kryer në heshtje, pa lot e deklarata.

Në varrim ishte i ati, motra dhe dy vëllezërit.

Duke folur për mediat, Shkëlzen Bushati, vëllai i Alma Arrazit, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku 39-vjeçarja u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna sëbashku me tre fëmijët e saj.

“Për herë të fundit me Almën kam folur në 1 mars, që më ka uruar për diçka dhe nuk kam folur më. E pyeta si je, si po shkojnë punët, kaq.
Mora vesh që ky kishte një lidhje, ne e dinim dhe për këtë arsye ka debatuar motra.
Ndenji pak kohë tek ne, komunikoi sërish me bashkëshortin sepse ai i tha dua që të rri me ju. Ajo u kthye por ai nisi sërish…
Kunati e ka tradhtuar motrën me të njëjtën vajzë. Unë vetë nuk e njoh. Nuk di nëse motra e njihte. Thjesht më kishte thënë që dyshonte për një vajzë. Motra i ka kapur telefonin, i ka pasur edhe video.
Alma me Erdgysin kanë 10-12 vite të martuar. Janë marrë me dashuri jo me shkuesi”, tha i vëllai i Alma Arrazit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë