Lojëra me Dore

“All Star Game 2020”, kryesojnë LeBron dhe Giannis

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga hapja e votimeve për të përcaktuar basketbollistët që do të marrin pjesë në mbrëmjen e “All Star Game”, NBA, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, ka bërë publike votat e arritura deri më sot. Në krye të listës, si më i votuari ndodhet LeBron James. Ylli i Lakers, deri më tani ka marrë 4.7 milionë vota nga fansat.

Në vendin e dytë të basketbollistëve më të votuar, një lojtar që vjen nga Konferenca e Lindjes dhe është Giannis Antetokounmpo, që ka grumbulluar 4.474.107 vota.

Votimi për të zgjedhur titullarët e të dyja Konferencave në mbrëmjen e 16 shkurtit do të jetë i hapur deri më 20 janar. Mbrëmja e “All Star Game” këtë sezon do të zhvillohet në Chicago. Fansat zgjedhin direkt titullarët e secilës Konferencë, ndërsa skuadrat drejtohen nga trajnerët e ekipeve kryesuese në secilin kah (Lindje dhe Perëndim). Më pas trajnerët përzgjedhin edhe lojtarët e stolit, në një mbrëmje magjike e spektakli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë