Lojëra me Dore

All Star Game 2020, fiton skuadra e LeBron

Në “United Center” të Chicago u luajt All Star Game 2020, që përkon me edicionin e 69-të të sfidës mes më të mirëve të NBA. Skuadra e LeBron James përballë ekipit të Giannis Antetokounmpo. Një përballje emocionuese, e fituar 157-155 nga formacioni i Lebron, duke fituar trofeun që këtë vit iu kushtua Kobe Brayant, legjendës që u nda nga jeta së bashku me të bijën në aksidentin fatal të 26 janarit.

Sfida nisi në shenjën e Giannis Antetokounmpo, që shënoi pikët e parë, me skuadrën e tij që mori kryesimin duke shkuar deri +11, por duke përmirësuar lojën mbrojtëse dhe falë gjuajtjeve të lira të Anthony Davies, skuadra e LeBron arriti ta rikuperonte diferencën.

Perioda e katërt dhe e fundit nuk kishte kronometër, formati i ri i propozuar nga organizatorët në mënyrë që fitues të shpallej skuadra që arrinte e para kuotën e 24 pikëve, në shenjë nderimi për numrin që mbajti veshur legjenda Bryant. Skuadra e LeBron James mbajtën veshur  fanellën me numrin 2, atë që mbante pas shpine edhe vajza e ndjerë e Kobe.

https://www.youtube.com/watch?v=Z-KdfIwnqds

Kawhi Leonard u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes me 30 pikë të shënuara, ndërsa kapitenët e të dy skuadrave përkatësisht Giannis dhe James shënuan 25 dhe 23 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=K9RteI0BE7c

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë