Muzike

“All I want for Christmas, is you”…  Mariah Carey nis zyrtarisht sezonin e festave të fundvitit

Me fillimin e nëntorit, Mariah Carey ka “paralajmëruar” zyrtarisht fillimin e sezonit të Krishtlindjeve.

Këngëtarja ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet brenda një blloku të madh akulli, gati për t’u “shkrirë”, pikërisht në kohë për të shënuar dhe nisjen e sezonit festiv të fundvitit.

“Ka ardhur koha”, shkruan ajo bashkë me videon e publikuar në mediat sociale.

Carey gjatë kësaj kohe do të jetë në turne me titull “Merry Christmas One And All!”, në qytete të ndryshme të SHBA-së, i cili do të zgjasë nga data 15 nëntor deri më 17 dhjetor.

“All I want for Christmas, is you” është kthyer prej vitesh tashmë në një ‘himn’ të festave të fundvitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë