Lojëra me Dore

Alkaraz likuidon në dy sete Medvedev, spanjolli ruan trofeun e Indian Uells

Gazeta Si – Karlos Alkaraz konfirmohet fitues i Indian Uells. Pas triumfit të vitit të kaluar, ai ka bërë ‘bis’, duke ngritur lart trofeun e turneut kalifornian edhe këtë vit.

Spanjolli ka fituar Masters 1000, duke mundur në finale rusin Danil Medvedev, me rezultatin 7-6, 6-1. Numri 2 i tenisit botëror, pasi eliminoi Janik Siner në gjysmëfinale, dominoi edhe finalen dhe këtë herë nuk iu desh të bënte përmbysje.

Alkaraz ia doli të fitonte setin e parë vetëm për 2 pikë në ‘tie break’ (7-5). Në setin e dytë, që zgjati 33 minuta, Medvedev hasi shumë vështirësi dhe u dorëzua përballë Karlos Alkaraz, që feston kështu tofeun e parë të vitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë