Shendet

Alimehmeti: Lia e majmunit nuk duhet të ishte emergjencë shëndetësore

“Faktet janë kokëforta! Pavarësisht nga dëshirat, ato nuk mund të ndryshojnë dot faktet dhe evidencat”, kështu e nis statusin e tij në “Facebook” epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Duke qenë kundër faktit se “lia e majmunit duhej shpallur emergjencë globale”, mjeku epidemiolog shkruan se në mbledhjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 9 anëtarë të komitetit të ekspertëve ishin kundër, ndërsa  6 anëtarë të komitetit të ekspertëve ishin pro. Pavarësisht rezultatit Alimehmeti shpjegon se  Tedros Adhanom Ghebreyesus vendosi vetë kundër votës së ekspertëve!

LEXO EDHE:
– OBSH: Lia e majmunit është emergjencë globale
– ‘Kalova dy javë të tmerrshme’. Historia e një 39-vjeçari që kishte linë e majmunit

Të dhënat mbi rajonin në Europë të përditësuara përpara një jave nga organi më i lartë zyrtar ECDC (European Center for Disease Control) në bashkëpunim me OBSH-në tregojnë se nga  10.604 raste janë identifikuar me linë e majmunëve;

-9.5% e rasteve janë meshkuj;

– 38.4% e rasteve janë edhe HIV-pozitivë;

-114 raste të vetme kanë pasur nevojë për kujdes klinik;

– 1 rast i vetëm ka pasur nevojë për shtrim në terapi intensive;

“Nuk ka asnjë vdekje e vetme në të gjithë Europën!  Në grafikët e rasteve të reja mund të shihet shumë qartë se vala e infektimeve të reja është praktikisht në rënie! Ndër 3.203 persona që kanë shprehur orientimin seksual me të cilin identifikohen, 3.124 janë meshkuj që kryejnë marrëdhënie me meshkuj, 33 janë biseksualë; 46 janë heteroseksualë”, shpjegon mjeku epidemiolog.

Më tej ai shton se të dhënat absolutisht nuk duhet të shërbejnë për të stigmatizuar askënd për shkak të orientimit seksual, por ky informacion shërben për të këshilluar, informuar dhe ndërgjegjësuar grupet përkatëse për mbrojtjen e shëndetit personal dhe të partnerëve të tyre.

“Nuk ka asnjë arsye për shqetësim në nivel komuniteti! Tedros Adhanom Ghebreyesus bën mirë të ndjekë votën e ekspertëve dhe jo të vendosë vetë në mënyrë arbitrare.  Duke bërtitur globalisht “Ujku, ujku! Majmuni, majmuni!” do të minojë besimin e qytetarëve ndaj OBSH-së”, përfundon epidemiologu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë