Shendet

Alimehmeti: Duhani shkakton më shumë trompoza se vaksinat

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka shkruar se kush e ka luksin për t’u vaksinuar (<1% e popullatës deri sot) dhe nuk pranon të vaksinohet i nënshtrohet një risku shumë të madh: infektimit nga COVID-19.

Në një status në rrjetin social “Facebook” Alimehmeti ka shkruar se deri tani janë vaksinuar 17 milionë vetë me vaksinën e AstraZenecës  në vendet e tjera dhe efektet kanë qenë te pak të tjerë.

Gjithashtu, në një intervistë televizive mbrëmjen e të martës, Alimehmeti tha se riskun më të lartë e kanë për trombozë ata që nuk janë të vaksinuar se sa personat që janë vaksinuar.

Duke i mëshuar faktit se çdo vaksinë ka  pasojat e saj Alimehmeti deklaroi se duhani është faktori numër një i shkaktimit të trombozës në krahasim me vaksinën.

“Efektiviteti i Pfizer është më i lartë, e kemi parë 95% i AstraZeneca është më i ulët. Shifra është shumë kokëfortë, në popullatën e BE, ne presim një milionë e gjysmë tromboza në vit, presim e në popullatën që ka bërë vaksinën, me një kalkulim shumë të thjeshtë, janë 17 milionë njerëz që e kanë bërë ne presim 1567 tromboza të venave të thella apo tromboemboli pulmonare, por kemi parë 37. Pra ne prisnim 1530 më shumë. Duket sikur popullata e pavaksinuar ka rrisk më të lartë se popullata e vaksinuar. Pra duket sikur është faktor mbrojtës në nivelin 42 fish,” deklaroi epidemiologu.

Më tej ai tha se krahasimi i dytë bëhet me Pfizer. Sipas ekspertit në Angli kemi 11.5 milion doza Pfizer të bëra dhe 9.7 milion doza AstraZeneca të bëra dhe ka 23 tromboza të Pfizer dhe 27 tromboza të AstraZeneca, pra janë aty-aty.

“Më saktë një ndër 352 mijë AstraZeneca bën një episod, e kupton? E krahasojmë dot me vdekjen e Codid? E një ndër 500 mijë me Pfizer bën një trombozë. Ndërkohë që normalisht, faktori numër një është duhani, jemi gati ta lëmë? Duhani shkakton trombozat kryesore, jo vaksina”, tha Alimehmeti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë