Politike

Alibeaj zbulon planin e Bashës: Berisha të mos jetë në PD dhe zgjedhjet për kryetarin, pas lokaleve të 2023-it

Kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj u ka lexuar në mbrëmje deputetëve një draft-deklaratë për qëndrimin që duhet të mbajë grupi parlamentar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Alibeaj në fakt lexoi një draft të përgatitur paraprakisht për të gjitha ato që nuk mundi t’i thotë Basha se cfarë do të bëhej pas dorëheqjes së tij.

“Grupi parlamentar i PD vlerëson aktin e dorëheqjes së kryetarit të PD në funksion të zgjidhjes së problematikës, që ka shkaktuar një përcarje të thellë nga qendra në bazë.

Grupi parlamentar i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanziëm për tërheqjen  e zotit Berisha, që duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë pjesë e zgjidhjes për të shmangur përcarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve.

Kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve statutore të PD për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA”, lexoi Alibeaj.

Në dokumentin e Alibeajt thuhet gjithashtu se, “grupi parlamentar shpreh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të grupit parlamentar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për t’i hapur rrugë bashkimit. Grupi ngarkon strukturat përgjegjëse për të pranuar një grup të PPE për të lehtësuar ndërmjetësimin.

Grupi vlerëson se pas dakordësisë i hapet rruga për:

A-ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë për bashkim

B-Përgatitjen e partisë për zgjedhjet lokale

C- Përgatitjen e kushteve të nevojshme për zgjedhje menjëherë pas zgjedhjeve lokale”, lexoi Alibeaj.

Deklaratë e cila më pas u servir më e redaktuar por e njëjtë në përmbajtje nga zyra e shtypit e PD-së si qëndrim i grupit parlamentar i PD


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë