Politike

Alibeaj përjashtoi 4 deputetë, Xhaferraj: Nuk kam firmosur për përjashtim, është maskaradë

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj ka folur për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar i PD, në një deklaratë nga selia e Kuvendit.

Ai u shpreh se prej 30 vitesh në politikë nuk ka firmosur asnjëherë për përjashtim kolegësh, duke e cilësuar veprimin e Enkelejd Alibeajt një maskaradë.

“Janë kolegë të respektuar që u rri shumë kostumi i deputetit opozitar. Unë jam njohur nëpërmjet medias dhe flet shumë për dimensionin demokratik që ka pasur procesi i vendimmarrjes. Jam marrë dhe do të merrem me qeverinë.

4 deputetët janë të respektuar. Jam informuar në media dhe tregon për maskaradën e dimensionit demokratik që ka kjo vendimmarrje. Kjo flet shumë dhe për kolegët dhe për qytetarët shqiptare. Asnjëherë nuk kam votuar apo firmosur për përjashtim kolegësh. Nuk kam votuar kurrë që dikush të përjashtohet”, u shpreh Xhaferraj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë