Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës pak para betimit të tij si deputet.

Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ndërkohë nuk është miratuar raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve në Kosovë.
Kjo është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë, e çon në ndërprerjen e seancës konstituive.
Një pjesë e deputetëve janë larguar nga salla e seancave plenare. Ndërkohë që anëtarët e komisionit janë duke diskutuar me kryesuesin e seancës për të vendosur si do të vazhdohet më tej.
Kjo situatë zvarrit formimin e qeverisë dhe nisjen e legjislaturës së re, ndërkohë që pritet reagimi i Presidentes dhe partive politike për të dalë nga kriza parlamentare.
Letra e plotë:
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca,
Që nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i qeverisjes sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KOZ me datë 27 mars 2025, dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar.
Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së nëntë, po e përcjell edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartcekur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
Në përditësim…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.