Ngjarje

Alarmi: Nivelit i detit mund të rritet deri në 20-30 metra!

Temperaturat nuk janë ngritur në mënyrë drastike, por jane rritur mjaftueshëm për të shkrirë një pjesë të madhe të akullit në Antarktidën lindore. Shkencëtarët njoftuan të mërkurën se momentalisht po përballemi me të njëjtën situatë që përfshiu tokën rreth 125.000 vjet më parë, kur nivelet e detit ishin shumë herë më të larta sesa tani.

“Nuk ka nevojë që temperaturat të jenë shumë më të ngrohta, mjafton të ngrihen me 2 gradë mbi mesataren dhe marrim fund,” tha David Wilson një gjeolog në kolegjin Imperial në Londrës dhe gjithashtu, një nga autorët e studimit më të ri për natyrën. Në këtë kërkim morën pjesë edhe shkencëtarë të institucioneve të ndryshme në Australi, Zelandën e Re, Japoni dhe Spanjë. Ky hulumtim ka të bëjë me studimin e një rajoni të vogël në Antarktidëë, i quajtur baza e Uiklesit dhe i barabartë me bashkimit e Kalifornisë me Teksasin. Shkrirja e tij mund të rrisë nivelin e detit deri në 10 metra.

Shkencëtarët zbuluan se baza e Uiklesit është në rrezik të vazhdueshëm për t’u prekur nga shkrirja, pasi masa e akullit nuk qëndron e vendosur në tokë por në sipërfaqe. Kjo gjë bën që studiuesit të jenë të shqetësuar sepse ngritja e temperaturave do të sjellë shkrirjen më të lehtë të akullnajave që ndodhen në brendësi të oqeanit.

Për më tepër ky rrezik vazhdon të rritet edhe më shumë ndërkohë që akullnajat sipërfaqësore të Uiklesit lëvizin drejt Polit të Jugut, pasi kjo mund të cojë drejt shkrirjes më të shpejtë të akullit. Botime të ndryshme tregojnë se përgjatë periudhave të ngrohta të viteve të kaluara, të gjitha akullnajat përgjatë pellgut nën ujor të Uilkes janë shkrirë. Ky konkluzion ka ardhur duke studiuar edhe rekordin e sedimenteve te detit. Gjatë këtij hulumtimi u gjetën disa shtresa sendimentesh që dukeshin se vinin nga thellësia e oqeanit. Ato korrespondonin në kohë me disa periudha të ngrohta të dekadave të kaluara, kur niveli i deteve ishin rritur ndjeshëm. Për shkencëtarët fakti më shqetësues është se planeti po përballet tanimë me të njëjtat temperatura.

Temperatura e planetit është rritur tanimë me rreth 1 gradë. Shpesh është premtuar se do të shmanget ngrohja mbi 2 gradë celsius, por premtimet mesa duket nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar rrezikun me të cilin mund të përballet bota. E thënë me fjale të tjera, ne tashmë jemi shumë pranë një ngrohje globale e cila mund të shkrijë pjesë të mëdha ose të gjithë bazën e Uikles.

Duhet theksuar se temperaturat e larta janë shkaktuat nga ndryshime të vogla në orbitën e Tokës, ndërkohë që rrotullohej rreth diellit. Kjo dukuri ka në një nxehtësi të fortë verore e cila u mbajt për disa vite radhazi. “Duhet të themi se gjatë fazave gjeologjike ku temperaturat vazhdonin te rriteshin për shume vite me radhë , pamë një ndryshim edhe në të dhënat që analizojmë për dukuri të tilla si kjo e Uilkes. Nuk mund ta zgjidhim këtë problem më anë të të dhënave që kemi, por mund themi se ndryshimet ndodhën shumë shpejtë”,shprehet Ëilson.
Ndërkohë, për Isabela Velincogna, gjeologe në universitetin e Kalifornisë, ky hulumtim kontribuon në grumbullimin e dëshmive se Antarktida nuk është aq e qëndrueshmë sa e mendohej.

Edhe pse nuk është e përfshirë në këtë studim Velicogna shprehet se: “Ajo që më duket interesante në këtë studim është se kërkuesit arritën në konkluzione duke përdorur një rekord të dhënash të marra nga oqeani, jo nga akujt. E vetmja mënyrë për të marrë të dhëna të qarta për shkrirjen e akullit që përshkruajnë gjeologët është që ata të studiojnë akullin në brendësi”.
Fillesat e këtij studimi vijnë nga kërkesat e qeverisë britanike dhe amerikane ,të cilat shumë vite më parë hartuan një projekt hulumtues shumëvjeçar për mbledhjen e të dhënave të sakta nga akullnajat e mëdha të Antarktidës.

Sipas studiuesve e njëjta situatë po ndodh dhe në Uilkes, pasi shuma të mëdha akulli po qëndrojnë në sipërfaqe, në vend që të jenë në brendësi. Studimi i ri është fillimi dhe fundi i shqetësimeve tona, pasi në Antarktidë humbet çdo vit 50 miliard ton akull. Ky hulumtim tregon edhe njëherë rrezikun që vjen nga ngrohja globale pasi mjafton një rritje e lehtë temperaturash për të shkrirë masa shumë të mëdha akulli në Antarktidën Lindore. Gjithashtu, ky hulumtim shpjegon rritjen e shpejtë të nivelit të detit dhe na ndihmon sado pak të kuptojmë se cila është e ardhmja që na pret. /Washington Times/ 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë