Shendet

Alarmi i specialistëve për duhanpirësit: Po dëmtoni shikimin!

Miliona njerëz në Britani të Madhe po e vënë në rrezik shëndetin e tzre duke mos hequr dorë nga duhani, paralajmërojnë specialistët. Pavarësisht nga lidhja e qartë, vetëm një në pesë persona e pranojnë se pirja e duhanit mund të çojë në verbëri, tregon një sondazh për Shoqatën e Optometristëve (AOP). Duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të humbin shikimin e tyre në krahasim me jo-duhanpirësit, thotë RNIB. Kjo ndodh sepse tymi i duhanit mund të shkaktojë një sërë problemesh në sy.

Por si pirja e duhanit mund të dëmtojë sytë tuaj?

Tymi i cigareve përmban kimikate toksike që mund të irritojnë dhe dëmtojë sytë. Pirja e duhanit mund të keqësojë problemet e shikimit duke dëmtuar enët e gjakut në pjesën e pasme të syrit (retina).

Duhanpirësit kanë rreth tri herë më shumë gjasa për të marrë degjenerimin makular të lidhur me moshën - një gjendje që ndikon në shikim qendrore të një personi, që do të thotë se ata humbasin aftësinë e tyre për të parë detaje. Dhe ata kanë 16 herë më shumë të ngjarë se jo-duhanpirësit për të tu prekur nga humbja e papritur të shikimit të shkaktuar nga neuropatia optike, ku furnizimi me gjak të syrit bllokohet

Në sondazhin e 2,006 të rriturve, 18% thanë se pirja e duhanit rriti rrezikun e verbërisë ose humbjes së shikimit, ndërsa tre të katërtat (76%) e dinë se pirja e duhanit ishte e lidhur me kancerin.

AOP thotë se ndalimi ose shmangia e pirjes së duhanit është një nga hapat më të mirë që mund të bëni për të mbrojtur shikimin tuaj, së bashku me kontrollet e rregullta të shikimit.
Aishah Fazlanie, optometre dhe këshilltare klinike dhe rregullatore për AOP, tha: "Njerëzit kanë tendencë të dinë për lidhjen midis pirjes së duhanit dhe kancerit, por shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për ndikimin që pirja e duhanit mund të ketë mbi sytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë