Shendet

Alarmi i OBSH: Fëmijët që nuk ushqehen me gji po rrisin obezitetin

Sipas një raporti të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetit, numri i fëmijëve obezë është shtuar kohët e fundit në Europë. Gjatë Kongresit Evropian mbi Obezitetin në Glasgou, seksioni evropian i OBSH-së paraqiti dy studime mbi obezitetin tek fëmijëve në të gjithë Evropën dhe lidhjen mes ushqyerjes me gji dhe kësaj sëmundjeje.
Dokumentet kërkimore janë pjesë e iniciativës së OBSH për Mbikëqyrjen e Shëndetit të Fëmijëve, e cila u krijua më shumë se dhjetë vjet më parë, për të vlerësuar prevalencën dhe për të monitoruar ndryshimet në rastet e fëmijëve mbipeshë.

Në njërin prej këtyre studimin të bëra publike, OBSH tregoi se foshnjat që nuk ushqehen me gji, ose ushqehen pjesërisht kanë më shumë gjasa të bëhen obezë. Të gjitha vendet kishin një përhapje më të lartë të obezitetit mes fëmijëve të cilët kurrë nuk ishin ushqyer me gji (16.8%), ose ishin ushqyer me gji për më pak se gjashtë muaj.
"Ne po flasim për një ndryshim shumë të rëndësishëm në lidhje me prevalencën e obezitetit, duke treguar se ushqyerja me gji ka një efekt mbrojtës kundër obezitetit", tha Joao Breda në shtyp.
Ndër të tjera, ai theksoi se në një studim që do ta lancohet muajin tjetër, gjetjet kanë treguar se produktet që përdoren për të zëvendësuar qumështin e gjirit, kanë sasi të mëdha sheqeri.
"Duke marrë parasysh këtë fakt do të thoja se sektori komercial i ushqimeve për fëmijë është tërësisht jashtë kontrollit, kështu që produktet e kudogjendura në treg, duhet të kontrollohen përsëri,” shtoi ai.

Ndërkohë studimi tjetër në Kongres raportonte nivele më të larta të fëmijëve obezë, duke përcaktuar se nga viti i kaluar ata janë shtuar me 4 përqind. Megjithëse shumë vende të tjera nuk janë përshirë, ekspertët janë shprehur se hulumtimi është një iniciativë e madhe, pasi nuk janë botuar më parë studime të tilla. Dalëngadalë ky studim, do të shtrihet në të gjitha vendet e Europës.
Sipas autorëve të studimeve, arsyeja pse prevalenca e obezitetit është e lartë ende është e pakuptueshme, edhe pse ata mendojnë që kjo është pasojë e dietës së pashëndetshme, që po përhapet në shumë vende.

“Numri i lartë i fëmijëve obezë është një çështje shumë serioze për shëndetësinë dhe këta fëmije vuajnë ndikimin negativ të të qenurit të shëndoshë, që në moshë të vogël,” tha Joao Breda, kreu i Zyrës Evropiane të OBSH për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Të dhënat tregojnë se ka pothuajse 400,000 fëmijë të moshës 6-9 vjeç, vuajnë nga obeziteti dhe 13.7 milionë prej tyre janë vetëm nga Europa. Hulumtimi tregoi gjithashtu, se gjinia femërore është më shumë i prekur nga ky fenomen.
"Sistemet shëndetësore të vendeve të ndryshme, nuk janë të përgatitura për këtë sfidë dhe kanë treguar se kanë vështirësi në trajtimin e fëmijëve obezë,” tha Breda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë