Nga Gazeta ‘Si’- Nuk ka vonuar shumë dhe Serbia ka reaguar lidhur me alarmin e lëshuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se forcat serbe janë parë disa metra larg kufirit të Kosovës.
Nemanja Staroviç, Sekretar Shteti i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, pretendon se ky është një “pushtim imagjinar”, ndërsa vazhdon me retorikën dhe pretekstet e Vuçiç se me këtë, Kurti po mbulon ngacmimet ndaj serbëve të Kosovës.
“Për ta thënë edhe njëherë më qartë, ushtria e Serbisë nuk ka hyrë kurrë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe kurrë nuk do ta bëjë, derisa kjo të lejohet nga KFOR-i, siç parashikohet në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së”, shkruan zyrtari serb në një status në X.
Staroviç përpiqet që të shpjegojë pamjet filmike të publikuara nga kryeministri i Kosovës duke pretenduar se ishin patrullime të rregullta të ushtrisë serbe përgjatë kufirit në koordinim të ngushtë me KFOR-in.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




