Ka ndodhur

Alarmi fals për bombë, identifikohet telefonuesi me ‘probleme mendore’

Gazeta Si - Një 47-vjeçar i identifikuar si J.K., është vënë nën hetim dhe identifikuar, pasi telefoinoi policinë dhe tha se është vënë sasi lënde eksplozive te Gjykata e Apelit.

Sipas policisë, dyshohet se ai është një person me probleme mendore.

Menjëherë u vunë në lëvizje strukturat e policisë së shtetit dhe Antiterrorit, por në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet bombë.

“Në vijim të veprimeve, nga Drejtoria e Antiterrorit u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, për shtetasin J. K., 47 vjeç, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë