Euro 2020

Alarm për bombë pranë stadiumit “Olimpico” para Itali-Zvicër

Alarm për bombë pranë stadiumit “Olimpico” të Romës, pak orë para nisjes së ndeshjes së Euro 2020 mes Italisë dhe Zvicrës, e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit A.

Autobomba, sipas informacioneve të para, është pikasur në zonën e “Piazza Mancini”, pak kilometra larg stadiumit, dhe është çaktivizuar. Në atë zonë ndodheshin shumë tifozë, të cilët po i drejtoheshin stadiumit. Shumë rrugë janë bllokuar për të lejuar zjarrfikësit dhe forcat e policisë për të vepruar në qetësi.

Për momentin është bërë me dije se ngjarja ka të bëjë me një pistë private. Sinjalizimi është bërë nga një kalimtar i rastit, i cili ka vënë re objektin e dyshimtë brenda një Smarti të parkuar. Ndërhyrja e forcave të rendit ka qenë e menjëhershme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë