Kosova

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen deputetët

Nga Gazeta ‘SI’ – Një kërcënim me bombë është raportuar këtë të shtunë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të deputetëve dhe stafit nga godina.

Deputeti Glauk Konjufca ka folur para gazetarëve në oborrin e Kuvendit të Kosovës ku tha se është bërë një kërcënim nëpërmjet telefonit duke thënë se policia do të tregojë më shumë. “Policia kështu po mendon…” tha ai.

Autoritetet e rendit kanë rrethuar zonën dhe pritet të kryejnë kontrolle të imtësishme për të verifikuar situatën. Deri tani nuk ka detaje zyrtare mbi natyrën e kërcënimit apo nëse është gjetur ndonjë mjet i dyshimtë.

Policia e Kosovës u ka kërkuar qytetarëve të shmangin zonën përreth Kuvendit, deri në normalizimin e situatës.

Këtë të shtunë pritej të mblidhej Kuvendi i kosovës ku do të bëhej përpjekja e radhës për konstituimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë