Ka ndodhur

Alarm i rremë për bombë në Gjykatën e Apelit pas një telefonate anonime në polici

Gazeta Si - Një telefonatë anonime në sallën operative të Policisë së Tiranës se te Gjykata e Apelit është vendosur një bombë, ka rezultuar alarm fals.

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policore kanë kryer kontrolle dhe policia nuk ka konstatuar asnjë gjë.

Në një njoftim për mediat, policia tha se janë bërë kontrolle dhe në gjykata të tjera në kryeqytet, por nuk është gjetur asnjë objekt shpërthyes.

Telefonuesi që dha alarmin ka fikur telefonin, ndërsa policia po punon për identifikimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë