Ka ndodhur

Akuzohet se përdhunoi 15-vjeçaren, arrestohet i riu në Mallakastër

Gazeta Si - Një 19-vjeçar që akuzohet për dhunë seksuale ndaj një vajze të mitur, është arrestuar këtë të hënë në Mallakastër.

Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit të kaluar, kur shtetasi me iniciale L.B., dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren, pa dëshirën e saj.

Gjykata e Fierit, me vendim të datës 5 prill 20222, ka caktuar për 19-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë