Drejtësia

Akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Apeli ul dënimin për Arbër Paplekaj. Do të kryej 7 vite burg

Nga Gazeta 'SI' - Arbër Paplekaj do të vuaj vetëm 7 vite heqje lirie, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 2021.

Gjykata e Apelit dënoi me 7 vjet burgim Paplekajn, pas apelimit nga ky i fundit, për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, që e dënoi atë me 22 vite burg.

Ish-efektivit i RENEA-s akuzohet se vrau Pjerin Xhuvanin 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare 2021 në rrethana cilësuese, por Paplekaj pretendon se krimin e kreu për vetëmbrojtje.

Në të njëjtin proces me Paplekaj u gjykuan edhe dy ish-nëndrejtorët Policisë së Elbasanit, në sytë e të cilëve ndodhi vrasja, të cilët u shpallën të pafajshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 21 prillit 2021, 4 ditë përpara zgjedheve parlamentare.

Si ndodhi vrasja

Pjesëtarë të të ashtuquajturës struktura për mbrojtjen e votës e Partisë Demokratike ku bënte pjesë edhe Arbër Paplekaj, ndaloi Mehmet Grecën një të skeduar për drogë që sipas tyre po tentonte të blinte vota në favor të PS-së.

Mbështetësit e opozitës njoftuan policinë, ndërsa miqtë e Grecës u afruan më shpejtësi për t’i dhënë ndihmë. Teksa policia ndodhej në vendin e ngjarjes për të sqaruar situatën, dy grupet u konfliktuan dhe Arbër Papleka nxori armën me leje dhe qëlloi duke lënë të vrarë Xhuvanin, ndërsa u plagosen dhe 4 të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë