Drejtësia

Akuzohen se vranë babë e bir në Elbasan, SPAK mbyll hetimet për Çapjat

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka zyrtarizuar akuzat për Ardian dhe Florenc Çapjan, të akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.  

Akuzat që rëndojnë mbi Ardian Çapjan janë: “vrasje në rrethana cilësuese e dy ose më shumë personave”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”.

E njëjta akuzë i është komunikuar dhe nipit të tij Florenc Çapja, i cili ndodhet në Dubai. Së bashku me ta, të pandehur janë marrë Ervis Bardhi, Etien Cani, Olsi alias Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli, të cilëve iu është komunikuar po ashtu akuza nga SPAK.

Kundër tyre akuzat janë, “vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy personave, “mbajtja pa lejë të armëve të zjarrit”, “grup i strukturuar” kriminal dhe kryerja e veprave penale në formën e “grupit të Strukturuar kriminal”.

Sa i takon Florenc Çapjas, u raportua se u ndalua rreth dy javë më parë në Dubai, por ekstradimi i tij mbetet peng i çështjeve proceduriale.

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, dyshohet se është kryer nga Çapjat për hakmarrje pasi Gentiani, ishte një nga tre autorët që ekzekutoi me automatik në dhjetor 2005, Sokol Çapjan, vëllain e Ardjan Çapjas.

Pas shpalljes së akuzave nga SPAK, pritet të caktohet seanca paraprake gjyqësore.

Ndaj Ardian Çapjas rëndojnë akuzat "Vrasje e dy ose më shumë personave", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Armëmbajtje pa lejë." Ardian Çapja është arrestuar në mars të këtij viti për vrasjen e  Gentian dhe Nezir Beqirit më 2012 në Elbasan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë