Drejtësia

Akuzohen për blerje votash, SPAK çon në gjykatë dosjen e zyrtarëve të Bashkisë së Bulqizës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet për Denis Xholin dhe Albjon Çekun, të cilët akuzohen për blerje votash gatë fushatës zgjedhore të 25 prillit 2021 dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO.

Denis Xholi dhe Albjon Çeku më herët janë lënë në burg  nga GJKKO. Të rinjtë, aktivistë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Nga veprimet hetimore, SPAK shprehet se janë mbledhur prova me anë të të cilave është provuar se Denis Xholi në bashkëpunim me të pandehurin Abion Ceku “kanë shpërndarë në Njësinë Administrative Maqellarë shuma monetare tek persona të tjerë, me qëllim përcaktimin e mënyrës së votimit të zgjedhësve, në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në datën 25.04.2021”.

Po kështu, nga hetimet, sipas SPAK, “është provuar se i pandehuri Denis Xholi i cili ka ushtruar funksionin e përgjegjësit të zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë, gjatë orarit të punës është vënë në mbështetje të kandidatëve për deputetë dhe të subjekteve zgjedhore”.

Xholi është akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, ndërsa i pandehuri Abion Çeku është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë