Pas akuzave të PD ndaj ministrit Xhafaj se po mbron vëllanë e tij të dënuar në Itali, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikan. Në një prononcim për mediat, Donald Lu u shpreh se po shqyrtojnë pretendimet në lidhje me vëllanë e ministrit Xhafaj.
Në të njëjtën kohë, diplomati amerikan i është përgjigjur edhe Ramës. “Kryeministri të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë” – u shpreh Lu për News 24.
Në seancën parlamentare të së enjtes, Kryeministri Rama deklaroi se rasti i Xhafajt është i njohur për ndërkombëtarët, por nuk ka vonuar edhe me reagimin e tij përmes rrjeteve sociale duke theksuar se ai flet për veten e tij, sic flet edhe Lu për veten e vet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.