Temperaturat e ulëta deri në -14 gradë gjatë orëve të natës, kanë krijuar stalaktite akulli përgjatë bregut të Liqenit të Pogradecit.
Ngrirja e dallgëve si rezultat i temperaturave ekstreme i kanë dhënë liqenit një pamje të mrekullueshme, duke i shtuar atraksionet qytetit. Këtë vit, akulli i krijuar nga i ftohti ka qenë më i pakët në sasi, për shkak se liqeni nuk ka pasur dallgë të forta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.







