Ngjarje

AKU: Biskotat EnerBio me përbërje të lartë mykotoksinash

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të produktit “EnerBiO Dinkel Ëaffeln Natur” të cilat shiten në supermarketet “Rossmann&Lala”.

Biskotat përmbanin nivele mbi normat e lejuara të mykotoksinave.

Sipas njoftimit të AKU-së, alarmi është dhënë fillimisht nga kompania gjermane “Dirk Rossmann GmbH”, e cila ka kërkuar tërheqjen parandaluese të produktit për shkak të pranisë së toksinave të mykut.

Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse e kanë blerë produktin, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë pranë marketeve ku e kanë marrë, ndërsa vijojnë verifikimet përkatëse lidhur me rastin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë