Filma

Aktorja Helen Mirren, Katerina e Rusisë në tapetin e kuq

Dama Helen Mirren është një aktore legjendare e cila meriton një hyrje akoma më legjendare në tapetin e kuq, dhe kjo është pikërisht ajo ç’ka bëri ajo tre netë më parë në premierën e serialit të saj më të ri “Catherine The Great” në Londër. Në vend që të bënte një hyrje normale duke ecur si të gjithë të ftuarit e tjerë, Mirren kishte zgjedhur të mbahej nga 4 burra. E ulur në mënyrë mbretërore në një kuti që ngjante si një karrocë mbretërore e mbyllur me xham, dukej sikur ajo po e përdorte momentin për të personifikuar vetë Katerinën e Madhërishme, lideren me jetëgjatë femër në historinë e Rusisë.

Kjo hyrje e Mirren është një nga ato gjërat ekstra që vetëm një damë mund ti bëjë, por mos mendo se mrekullia mbaroi me aq. Kur dera e karrocës u hap dhe aktorja doli jashtë, surpriza ishte veshja e Helen e cila dukej sikur ishte marrë direkt nga vitet 1700. Ajo kishte veshur një bluze pak të fryrë me një jakë të rrumbullakët me një fund i cili arrinte deri në dysheme dhe fiks si një mbretëreshë, bizhuteritë që shkëlqenin nuk mund të mungonin. E gjithë kjo paraqitje e Helen përcaktoi temën e qartë se si duhet të jetë një moment në tapetin e kuq: teatral, i paparashikueshëm dhe argëtues në një mënyrë të guximshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë