Shendet

Zbulimi tronditës- Aktiviteti i tepërt i trurit mund të shkurtojë jetën

Çelësi për një jetë më të gjatë mund të jetë një tru i qetë pa shumë aktivitet nervor, ky përfundim doli pas një studimi mbi indet e trurit të njerëzve që kanë jetuar shumë gjatë. Ky studim kishte për qëllim të dallonte se çfarë i bënte ata ndryshe nga njerëzit e tjerë.

“Përdore atë ose humbe”, kjo frazë ka dominuar gjithmonë përsa i përket mbrojtjes nga plakja e trurit, dhe ky studim i gjerë tregon se ka shumë përfitime nga qëndrimi aktiv si mendërisht ashtu edhe fizikisht gjatë plakjes. Por studimi i bërë së fundmi tregon se më shumë nuk është gjithmonë më mirë. Aktiviteti i tepërt, të paktën në nivelin e qelizave të trurit, mund të jetë i dëmshëm.

Studiuesit në Shkollën Mjekësore të Harvardit analizuan indet e trurit të dhuruara në bankat e trurit të njeriut duke filluar nga njerëzit që jetonin deri në moshën 60-70 vjeçare deri tek ata që jetonin deri në 100 apo më shumë vjeç. Ata zbuluan se njerëzit që vdisnin para moshës 75 vjeçare kishin nivele të ulëta të një proteine të quajtur ‘REST’ në trurin e tyre, e cila zvogëlonte gjenet e përfshira në ndezjen e aktivitetit të trurit. ‘REST’ gjithmonë është treguar si një mbrojtëse ndaj sëmundjes Alzheimer. Por ata nuk ishin të sigurt nëse ‘REST’ i mbronte njerëzit nga vdekja apo thjesht zgjaste jetën.

Nuk është e qartë se si diferencimet në aktivitetin e trurit në nivelin e qelizave mund të përkthehen në diferencime në njohjen apo sjelljen e njerëzve. Bruce Yankner, një profesor i gjenetikës dhe neurologjië në Shkollën Mjekësore Harvard, tha se laboratori i tij po punon për të parë nëse bashkimi i ‘REST’ me ilaçe të tjera mund të çojë në zbulimin e mënyrave të reja për të trajtuar sëmundjet e trurit apo vetë plakjen.

Këto kërkime mund të jenë të dobishme edhe për të kuptuar se si ndërhyrjet alternative si meditimi, i cili ndikon në ritmet nervore, mund të funksionojnë si një trajtim kundër humbjes së kujtesës në moshë të re.

“Unë mendoj se ndërlikimi i studimit tonë është që, me plakjen, vjen një veprimtari nervore e dëmshme e cila jo vetëm që e bën trurin më pak funksional, por është e dëmshme edhe për fiziologjinë e njeriut apo të kafshës, dhe si rezultat redukton jetëgjatësinë”, tha Yankner.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë