Futboll

Akti final i grupeve të Champions

Këtë të martë fillon raundi final i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Do të jenë 8 sfida këtë mbrëmje, ku vetëm 2 do të luhen në orën 16:55 dhe pjesa tjetër do të jenë në ora 21:00. Me disa ekipe që tashmë i kanë mbyllur objektivat e tyre në këtë Champions, vëmendija kryesore këtë mbrëmje do të jetë në Milano, Liverpul dhe Barcelonë. Inter, Totenham, Napoli dhe Liverpul do të vendosin në këto ndeshje se kush do të kalojë në fazën me eliminim direkt.

Në San Siro, Inter do të presë PSV, ku i vetmi rezultat që bën punë për zikaltërit është fitorja. Por edhe pse në letër mund të duket një objektiv i lehtë për t’u arritur, skuadra e Spaletit ka përpara një sfidë shumë të vështirë. Objektivi për të kaluar më tej do të komplikohej për Inter në rast të një fitoreje të Totenham në Barcelonë. Të dyja ekipet janë me pikë të barabarta, por londinezët kanë në favorin e tyre golat.

Një sfidë shumë delikate do të luhet edhe në “Anfield Road”. Liverpuli i Klop do të presë Napolin për të përcaktuar se cili prej këtyre dy ekipeve do të ndjekë PSG në fazën tjetër të Champions dhe cila do të vazhdojë në Europa League. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi mes PSG dhe Cervena Zvezda, francezët nuk besohet të hasin në probleme dhe me shumë mundësi do të kalojnë më tej si të parët e grupit.

Në katër ndeshjet e grupit D ka shumë pak dilema për tu zgjidhur. Porto-Gallatasaraj ka vlerë vetëm për të përcaktuar vendin e tretë të grupit. Edhe sfida tjetër mes Shalke dhe Lokomotivës do të ketë të njëjtën vlerë, me gjermanët që janë kualifikuar, ndërsa rusët që duan vendin e tretë.
Ndërsa ndeshjet e fundit të kësaj faze në grupin A do të jenë thjesht për statistike. Atletiko dhe do të përballet me Klab Burzh vetëm për të siguruar vendin e parë. Ndërsa të njëjtin qëllim do të ketë edhe Dortmund me Monako.

Tabela e ndeshjeve të kësaj të marte në Champions League:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë