Nga Gazeta ‘Si’- Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë intensifikuar kontrollet në terren në Tiranë, me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.
Kontrollet janë përqendruar në evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe verifikimin e automjeteve luksoze, mjeteve të blinduara, automjeteve me xhama të errësuar mbi normat e lejuara dhe mjeteve të modifikuara që shkaktojnë zhurma shqetësuese.
Gjatë aksionit janë kontrolluar 61 automjete luksoze dhe janë verifikuar 82 persona me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme.
Si rezultat i kontrolleve, policia ka hequr 61 xhama të errësuar në kundërshtim me Kodin Rrugor, përfshirë edhe xhama të përparmë, ndërsa për 11 automjete luksoze janë marrë masa për heqjen e filmave të errësimit.
Gjithashtu, 5 automjete janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për verifikime të mëtejshme, mes tyre edhe një mjet i blinduar.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar edhe 6 shtetas, pasi ndaj tyre u gjetën lëndë narkotike, shkopinj bejsbolli dhe shkopinj metalikë, ndërsa një prej rasteve lidhej me drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Policia bën të ditur se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje