Ka ndodhur

Aksidentoi me vdekje kalimtarin, ndalohet drejtuesi i mjetit në Berat

Një kalimtar është aksidentuar për vdekje në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare” në Berat.

Policia thotë se një 33-vjeçar nga Durrësi e ka goditur me mjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka arrestuar 33-vjeçarin për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.

“Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë ndalimi i shtetasit A.L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.10.2021, në vendin e quajtur ‘Çentër Shqiptare’, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip ‘Opel’, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë