Ka ndodhur

Aksidentohet për vdekje motoristi në Rrogozhinë

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë si pasojë e një aksidenti. Viktima është S. G. 66 vjeç. Sipas policia 66-vjeçari ishte duke lëvizur me motor në momentin kur u përplas nga një makinë.

Goditja rezultoi fatale duke ndërruar jetë në vend. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:40 të mëngjesit në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë