Ka ndodhur

Aksident tragjik në rrugën e Arbrit, 3 viktima nga e njëjta familje dhe 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, ku dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë kanë humbur jetën tre persona, dy prej tyre vëllezër.

Viktimat janë Lulzime Istrefi, Murat Istrefi dhe Kujtim Istrefi, nga e njëjta familje.

Ndërkohë të plagosurit janë: Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.

Mësohet se njëri prej automjeteve ka qenë duke u futur në rrugë dhe një tjetër ka ardhur nga Maqellara duke i goditur në mes. Në mjetin tip “Benz 240” udhëtonte një familje, e cila kishte qenë për një vizitë në Gjoricë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë