Ngjarje

Aksidenti i Kobe Bryant, raporti: Rrëzimi i helikopterit, faji i pilotit

Rrëzimi i helikopterit në të cilin Kobe Bryant, vajza Gianna dhe shtatë persona të tjerë po fluturonin më 26 janar 2020 është shkaktuar nga gabimi i pilotit. Kjo është ajo që u zbulua nga raporti i kryer nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (National Transportation Safety Board). Sipas asaj që bëhet e ditur në ekspertizë, pilotit Ara Zobayan i ishte ndaluar të kalonte turbulencat dhe të gjente një trajektore tjetër, por ai e shpërfilli urdhrin dhe u gjend i çorientuar. Menjëherë pas kësaj ndodhi edhe përplasja tragjike.

Autoritetet lokale kanë bërë me dije se rreth zonës së aksidentit nuk kishte shikueshmëri  dhe se piloti nuk ka mundur dot të manovrojë për shkak të mjegullës. Helikopteri personal i Bryant ishte duke fluturuar me rreth 300 km/h në një kodër me lartësi 500 metra dhe ishte ngritur në fluturim rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale dhe ishte vënë re edhe moti i keq rreth zonës së fluturimit. Rreth 40 minuta më vonë  helikopteri është gjetur përballë një kodre me lartësi rreth 500 metra dhe piloti është munduar të fitojë menjëherë lartësi por nuk ka mundur duke u përplasur.

Shkaku i vdekjes është trauma e fortë për të gjithë njerëzit që kishin hipur në mjet. Rrëzimi ndodhi për shkak të mjegullës së tepërt, ndërsa helikopteri po udhëtonte me 184 milje. Bryant ka pësuar lëndime në pothuajse të gjithë trupin e tij dhe, për më tepër, autopsia në trupin e ish-yllit zbuloi se 41-vjeçari kishte Ritalin në sistemin e tij. Ilaçi në mënyrë tipike trajton hiperaktivitetin dhe deficitin e vëmendjes dhe narkolepsinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë