Një natë pas aksidentit, ku u përfshi eskorta e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, një 24-vjeçar nga Prishtina me inicialet A.M., është vënë nën hetim nga policia.
I riu, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër makinë tip “Benz ” me drejtues 28-vjeçarin S.L., dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ashtu siç u raportua dhe pas aksidentit, shoferi nga Kosova ka qenë duke lëvizur në sens të kundërt. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë 3 persona, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar për në banesë.
Të tre automjetet kanë qenë duke ecur njëri pas tjetrit me të njëjtin sens lëvizje në korsinë e shpejtësisë. Nga goditja kanë marrë dëmtime të lehta i riu nga Kosova dhe pasagjerët në automjetin e tij. Pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore ata janë larguar për në banesë.
Aksidenti ndodhi në kohën kur ish-kryeministri Sali Berisha po kthehej nga ‘Foltorja’ në Kurbin
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.