2020 ka qenë tragjik jo vetëm për pandeminë , por edhe për aksidentet rrugore.
INSTAT ka raportuar se gjatë 10 mujorit të parë të 2020-ës humbën jetën në aksidentet rrugore 153 persona në të gjithë vendin. Pjesa më e madhe e tyre ishin të rinj. Vetëm në muajin tetor humbën jetën 25 persona, prej të cilëve ishin 23 meshkuj dhe dy femra.
Gjatë 2020 nodhën 108 aksidente rrugore nga 118 të ndodhura në muajin tetor 2019, duke u ulur me 8,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në dhjetëmujorin e vitit 2020, ndodhën 1.011 aksidente rrugore nga 1.254 aksidente të ndodhura në dhjetëmujorin e vitit 2019, duke u ulur me 19,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë tetorit të këtij viti numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 148 persona nga 143 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 3,5 %. Numri i të aksidentuarve në dhjetëmujorin e vitit 2020, është 1.312 persona nga 1.713 persona, duke u ulur me 23,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në muajin Tetor 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 15 persona nga 25 persona të vdekur në Tetor 2019.
Në tetor 2020, aksidentet rrugore, në 85,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 18,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,.
Në dhjetëmujorin e vitit 2020, aksidentet rrugore, në 14,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 21 %, krahasuar me një vit më parë.
Numri më i madh i fataliteteve nga aksidentet në rrugë ndodhi në qytete e mëdha, si në Tiranës, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Fier, si rrjedhojë e përqendrimit të lartë të popullsisë dhe dendësisë së automjeteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



