Ngjarje

Aksident tragjik në Venecia, makina përfundon në kanal. Humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Gazeta Si - Tre të rinj, dy prej të cilëve me origjinë shqiptare, kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Portogruaro, në provincën e Venecias.

Sipas mediave italiane, makina me të cilin udhëtonin tre të rinjtë ka thyer barrierat mbrojtëse duke dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar në një kanal.

Viktimat janë identifikuar si Giulia Di Tillio, Egli Gjeci, me origjinë shqiptare dhe Altin Hoti, shqiptar i Kosovës.

Tragjedia ndodhi në zonën Borgo Sant’Agnese rreth orës 03:00. Sipas dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese, duke përfunduar në ujë dhe duke u fundosur pasi kaloi barrierat dhe një urë të vogël mbi lumin Reghena.

Viktimat janë Giulia di Tillio, 21 vjeçe, banuese në Portogruaro, Egli Gjeci, 26 vjeç me origjinë shqiptare dhe po ashtu banues në Portogruaro dhe Altin Hoti, 22 vjeç nga Kosova, me banim në Concordia Sagittaria.

Ky i fundit, i fejuar prej dy vitesh me Giulia-n, drejtonte makinën dhe gjashtë muaj më parë ishte goditur nga një humbje e rëndë, kur vëllai i tij Admiri, në moshën 18-vjeçare kishte humbur jetën në një. aksident të ngjashëm rrugor në të cilin është përfshirë së bashku me babain e tij.

Sipas disa dëshmitarëve, makina kaloi drejt e rreth një kthese, duke thyer një portë përpara se të përfundonte në ujë dhe u fundos pasi kaloi një urë të vogël mbi lumin Reghena.

Zhytësit kontrolluan kanalin për të përjashtuar praninë e personave të tjerë në makinë. Makina u lidh dhe u tërhoq me trupat e viktimave ende brenda. Prokurori ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së drejtuesit të mjetit për të kuptuar gjendjen psikofizike në të cilën ai drejtonte mjetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë