Ka ndodhur

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, humbin jetën 2 pasagjeret

Gazeta Si - Dy vajza kanë humbur jetën në një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në autostradën Durrës-Tiranë.

Policia njofton se drejtuesit i mjetit, 26-vjeçari me iniciale A.T., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë makina që ai drejtonte është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet. Ndërsa drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari A. T, është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka bërë arrestimin e të riut nga Durrësi që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa zbardhen detaje të tjera nga aksidenti i rëndë.

Të rinjtë po udhëtonin drejt kryeqytetit dhe dyshohet se shpejtësia në drejtim është shkak i aksidentit, po nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Drejtuesi ka qenë duke drejtuar automjetin tip Ford Ka me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur  ka dalë nga rruga duke marrë me vete edhe barrierën metalike anësore, e cila është palosur  brenda në kabinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë