Ka ndodhur

Aksident tragjik në aksin Milot Morinë, humb jetën 21-vjeçari

Gazeta Si - Një 21-vjeçar humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të premteje në Lezhë, si pasojë e një aksidenti me makinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë. Sipas policisë, makina “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 persona është përplasur me barrierën anësore të rrugës, në rrethana momentalisht të paqarta.

Për pasojë shoferi i makinës, 21-vjeçari A.Sh.,, banues në Shkodër ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri Kristian A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë